Në datat 26 – 27 shtator 2024, KLGJ me mbështetjen e projekteve të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim (EWMI) dhe EU4Justice, organizoi takimin lançues mbi “Planifikimin Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sistemin gjyqësor për 3 vjeçarin e ardhshëm”.

Ky takim mblodhi së bashku anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, drejtues të gjykatave si edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtar, të cilët diskutuan mbi mundësitë, sfidat dhe prioritetet e sistemit gjyqësor. Takimi u përshëndet nga Kryetarja, znj. Naureda Llagami, z. John Kastning Drejtor i Byrosë Ndërkombëtare kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe Ligjzbatimit (INL) dhe znj. Laura Liguori, Drejtuese e projektit EU4Justice.
Gjatë këtij aktiviteti dy ditor pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe propozime mbi problematikat me të cilat haset gjyqësori, të cilat pritet të analizohen dhe adresohen më tej në Planin Strategjik të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjykatave për periudhën 2025 – 2028.