Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp Datë 31 Korrik 2024

Sot, në datë 31.07.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për:

  • 6 (gjashtë) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
  • 3 (tre) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Pas shprehjes së pëlqimit nga ana e magjistratëve, Këshilli miratoi vendimet për transferimin e përkohshëm të gjyqtarëve:

  • Z. Alban Veçani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Z. Arbër Çela në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Z. Xhevdet Lika në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Z. Ervin Sulaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Z. Rudi Laze në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Znj. Marjola Beluli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Znj. Emirjana Dimo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
  • Znj. Sonjela Voskopi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Ersida Bajgora në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Z. Artan Jahollari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Gentiana Xhelili në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi vendimet për emërimin gjyqtar të:

  • Z. Boiken Bendo
  • Z. Delvijot Llusha
  • Znj. Irma Cacaj
  • Z. Ertil Meçaj
  • Znj. Teftë Xhanari
  • Z. Enri Rista
  • Znj. Irida Barkaj
  • Znj. Matilda Çela
  • Znj. Esmeralda Shehu
  • Znj. Dorinela Nikolli
  • Znj. Ermira Bushi
  • Znj. Amantja Levanaj
  • Znj. Megi Anxhela Muhaj
  • Z. Xhulio Doku
  • Z. Mexhit Doçi
  • Z. Uran Korra
  • Znj. Anisa Xake
  • Znj. Elira Hroni
  • Znj. Iva Bregasi
  • Z. Renis Bega
  • Znj. Valjona Haxhiraj
  • Z. Suzan Bushi
  • Znj. Eni Naqellari
  • Znj. Erolda Tarelli
  • Z. Ervis Koxhaj
  • Znj. Flutura Çuko
  • Znj. Orinda Lloshi
  • Znj. Arxheina Shkopi
  • Znj. Aurora Tusha
  • Znj. Besmira Arshiaj
  • Z. Bevil Beqiraj
  • Znj. Eda Gjovari

Në vijim, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin/skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022”.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për kualifikimin e kandidatit fitues për në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2023 – 2024, profili ndihmës ligjor, z. Lulzim Karini.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Eneda Ajdari, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shtyjë shqyrtimin e relacionit “Për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në formimin fillestar, për magjistrat (profili gjyqtar), në Shkollën e Magjistraturës, të kandidates znj. {…}.

Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të shtojë për shqyrtim dhe në vijim miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, znj. Enkela Vlora.

Back to top