Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp Datë 09 Korrik 2024

Sot, në datë 09.07.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi miratimin e rregullores “Për bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një gjyqtar dhe një prokuror janë të përfshirë në të njëjtën shkelje”.

Këshilli vendosi për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësim znj. {…} në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 301, datë 18.06.2024 “Për caktimin e trupës së gjyqtarëve udhëheqës për periudhën tetor 2024 – tetor 2027”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:

  • Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Z. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 245 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244, nr. 245 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Z. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 245 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjithashtu, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {…} të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 247, datë 02.05.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidatit z. Sokol Shehu dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 80 dhe nr. 81, datë 20.02.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërsa lidhur me procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 79, datë 20.02.2024, Këshilli vendosi të vijoj me kryerjen e verifikimeve të mëtejshme referuar kritereve të parashikuara në nenin 43 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Më tej, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

  • Znj. Besjana Garxenaj për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 241, nr. 244 dhe nr. 245, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. Esmerilda Habili për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 239, nr. 244 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. Entela Shedula për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 240, nr. 245 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatet:

  • Znj. Adelajda Gjuzi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 240, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. Nurjeta Pogaçe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 246, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Elvana Çiçolli dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 235 dhe nr. 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim, Këshilli vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:

  • Z. Altin Shkurti për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 240, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Znj. Esmeralda Xhili për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Back to top