Njoftim për organizimin e hedhjes së shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, (i ndryshuar), do të organizojë, ditën e hënë, më datë 18.03.2024, ora 11:00, pranë ambienteve të Këshillit në adresën Rr. “Ana Komnena” godina “Poli i Drejtësisë”, hedhjen e shortit për përzgjedhjen e një gjyqtari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Shorti do të jetë i hapur dhe në prani të mediave dhe publikut, përfaqësuesve të KQZ-së, partive politike dhe Organizatave jo-Fitimprurëse, me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtësisë.