Njoftim për shtyp datë 15 Shkurt 2024
Sot, në datë 15.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi shtyrjen e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Në përmbushje të detyrimit ligjor, Këshilli miratoi “Raportin vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, viti 2023”.
Më tej, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kandidatët:
• Znj. {…} për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 499, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për kandidatët:
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022;
• Znj. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022;
• Z. {…} për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë, për 4 pozicione.
Këshilli vendosi shtyrjen e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën Kushtetuese, për 2 pozicione.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.