Njoftim për shtyp datë 21 Nëntor 2023
Sot, në datë 21.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për kualifikimin e kandidates znj. Eriona Daupaj, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024.
Më tej Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistratit z. {…}, pa nje vendim përfundimtar.
Këshilli vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 12, datë 18.01.2019 “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i ndryshuar”.
Ndër të tjera Këshilli shqyrtoi e miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. {…}, për vitin 2019.
Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.
Në përfundim, Këshilli vendosi për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 466, datë 25.07.2023.