Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Me ftesë të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ), Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme e cila po mbahet në datat 7 dhe 8 qershor, në Lubjanë, Slloveni.

Hapja e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor u përshëndet nga Presidentja e Rrjetit znj. Dalia Vasariene, Presidenti i Këshillit Gjyqësor të Sllovenisë, z. Vladimir Horvat, si dhe Përfaqësuesja e Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve, znj. Janja Roblek.

Këtë vit, Rrjeti mirëpriti pranimin e Bosnje Hercegovinës, Ukrainës dhe Moldavisë si tre shtete të reja anëtare, në rolin e vëzhguesit të Rrjetit.

Lajtmotivi i Asamblesë së Përgjithshme këtë vit është “Courts fit for the future”, e cila konsiston në përgatitjen e gjykatave për t’iu përshtatur të ardhmes dhe promovimin e drejtësisë dixhitale.

Back to top