Njoftim për shtyp, datë 30 Maj 2023
Sot, në datë 30.05.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vijim të punës për implementimin e Hartës së Re Gjyqësore, miratoi vendimet për:
• Miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Tiranë;
• Miratimin e rregullave standarde për organigramën, përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të pozicioneve të nëpunësve civilë gjyqësore dhe punonjësve të tjerë të Gjykatës Administrative të Shkallë së Parë Lushnjë;
• Caktimin e numrit të pozicioneve të punës në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
• Caktimin e numrit të pozicioneve të punës në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:
• Z. Niko Rapi për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimet nr. 502, nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Paulin Çera për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Z. Artan Çupi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse, pas procedurës të shortit, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës për pozicionet e shpallura të lira, përkatësisht me vendimet nr. 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21 dhe 24, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të shpallura me vendimet nr. 22 dhe nr. 23, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatët që kanë ose mund të kenë 1 (një) vlerësim.
Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Laurent Fuçia të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 500 dhe nr. 501, datë 21.11.2022, si dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 503, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
Këshilli, pas hapjes së procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, në përputhje me dispozitat ligjore vendosi përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Hazbi Balliu pranë kësaj gjykate.
Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj. {…}, Këshilli vendosi dhënien e lejes së papaguar për një afat të caktuar.