Sot më datë 30 maj 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune znj. Laura Liguori, drejtuese e projektit “EU4Justice”.
Sot më datë 30 maj 2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune znj. Laura Liguori, drejtuese e projektit “EU4Justice”, i cili pritet të filloj së shpejti nga zbatimi.
Takimi u zhvillua me tone të ngrohta dhe miqësore dhe u fokusua kryesisht në vendosjen e urave të bashkëpunimit midis institucionit të KLGJ-së dhe projektit, i cili do të zbatohet për një periudhë kohore 24 mujore. Vëmendje të veçantë në diskutim, ju kushtua zbatimit të hartës së re gjyqësore, si projekti më madhor i Këshillit në drejtim të rritjese së eficencës dhe optimizimit të burimeve njerëzore në gjykata.
Pjesëmarrësit u dakordësuan për vijimin e bashkëpunimit midis tyre në të ardhmen e afërt në funksion të konsolidimit të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit.