Njoftim për shtyp, datë 27 Janar 2023
Sot në datën 27.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.
Më tej, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2017-2019, për gjyqtarët z.{…} dhe znj. {…}, si dhe për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.
Ndërkohë, Këshilli vendosi shtyrjen e shqyrtimit të projektvendimit për përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimi), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtarin z. {…}.
Këshilli miratoi vendimin për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtarët znj. {…}, znj. {…}, z. {…}, z. {…}dhe z. {…}.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për komandimin e gjyqtares znj. {…} në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe miratoi vendimin për ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes për transferim të z. {…} në gjykatat e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi për përfundimin përpara afatit të komandimit të znj. {…}.
Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave 06.12.2022, 10.12.2022, 13.12.2022. 14.12.2022 (2 mbledhje), 20.12.2022, 22.12.2022, 28.12.2022, 29.12.2022, 05.01.2023, 11.01.2023.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për caktimin e një gjyqtari për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.