N j o f t i m për shpallje, për pranimin me konkurim, në Kategorinë e Lartë Drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII dhe Vendimin nr. 1, datë 10.01.2023 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2023“, të Kryetares së KLGJ-së, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e procedurës për pranimin me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
I- Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, është si më poshtë:
– Menaxhon, mbikëqyr dhe përgjigjet direkt në lidhje me aktivitetin e Departamentit që ka në varësi;
– Raporton në mënyrë periodike tek Sekretari i Përgjithshëm për punën dhe aktivitetin e Departamentit në varësi të tij;
– Përgatit raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së Departamentit;
– Përcakton objektivat dhe siguron administrimin efiçent të burimeve financiare, materiale e njerëzore të Drejtorive që ka në varësi;
– Siguron marrjen e masave të duhura për mbarëvajtjen me korrektësi të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke filluar me menaxhimin e përgatitjes së materialeve që u dërgohen anëtarëve të Këshillit dhe deri në mbikqyrjen e zbardhjes së vendimeve të marra në mbledhje;
– Jep rekomandime mbi akte juridike, mendim juridik për të gjitha materialet, shkresat që administrata përpilon gjatë punës së saj, orienton në të gjitha aktet administrative, urdhëra, udhëzime, që nxjerr Kryetari dhe komisionet e përhershme/përkohshme dhe eprori i tij, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;
– Ndjek zbatimin e politikave dhe detyrave të institucionit në procesin e integrimit evropian si dhe në raportimet e ndryshme për veprimtarinë e institucionit;
– Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
II- Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese (II-b) dhe për kandidatët të tjerë jashtë shërbimit civil.
II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet:
-Të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
-Të zotërojë aftësi, njohuri dhe cilësi të përcaktuara në kuadrin e kompetencës, si: Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar veprimet e ndryshme, Aftësi komunikimi, Aftësi të drejtimit strategjik, Ndërtim i marrëdhënieve ndërpersonale, Efektivitet, Aftësi pune në grup, Kuptim të gjerë të kompetencave ndërsektoriale, Njohuri mbi fenomenet sociale dhe ekonomike, Besueshmëri, Vizion, Të qenët krijues, Integritet, Njohuri për sistemin ligjor evropian.
-Të zotërojë njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, mbi menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të shërbimit civil, si dhe aftësi shumë të mira drejtimi (lidership), formulimi politikash, menaxhimi strategjik, aftësi analitike, komunikimi, negocimi; kërkohet rregullisht gjykim dhe iniciativë për t’u marrë me probleme komplekse.
II.2. Kriteret e veçanta, për pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Nëpunës Civil Niveli i Lartë Drejtues, I-b), janë si më poshtë:
a- për nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuesetë shërbimit civil:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, niveli i mesëm drejtues (dokument nga institucioni).
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njesimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
– Të ketë të paktën 7 (shtatë) vite eksperiencë pune në profesion, nga të cilat të paktën 3 (tre) vite, si nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues ose në pozicione të barasvlefshëm me to (kategoria e pagës II-b).
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë.
– Të mos ketë masë disiplinore, në fuqi, (dokument nga institucioni).
– Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative që janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
b- për kandidatët e tjerë jashtë shërbimit civil:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë. Diplomat e marra jashtë vendit, duhet të jenë të njohura nga institucioni përgjegjës për njesimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
– Të ketë të paktën 7 (shtatë) vite eksperiencë pune në profesion.
– Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative që janë në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
III- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.
III.1. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 10.02.2023, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni),
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni, për nëpunësit civil);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (për nëpunësit civil);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut
https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dokumentat nga gjykatat dhe prokuroria.
– Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
IV- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.
IV.1. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kritereve të veçanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 20.02.2023, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta, të shpalljes për konkurim.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen nëpërmjet adresës së email, për shkaqet e mos kualifikimit.
Shpallja do të bëhet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
V- Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurimi.
Kandidatët në testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë, do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë, në lidhje me:
V.1. Njohuri mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë” i ndryshuar,
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 95/2016 “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”,
– Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”,
– Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
V.2. Aftësi për të ;
– Drejtuar dhe menaxhuar departamentin;
– Organizuar dhe ndarë punën në departamentin që drejton;
– Menaxhuar situata emergjente;
– Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;
– Marrë vendime mbi bazën e argumentave;
– Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;
– Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionin e tyre;
– Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme; Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave;
– Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shfrytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;
– Krijuar procedura apo politika të reja;
– Ndryshuar procedura apo politika ekzistuese në mënyre inovative;
– Menaxhuar dhe inkurajuar departamentin për të zhvilluar ide të reja
VI- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.
VI.1. Vlerësimi i kandidatëve pjesëmarrës konsiston në;
-dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimin e jetëshkrimit, përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 10 pikë,
-testimin me shkrim, vlerësim i cili në total është 40 pikë,
-në intervistën e strukturuar me gojë, në lidhje me njohuritë,aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin,aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karierën, vlerësim i cili në total është 50 pikë.
VI.2. Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.9.2014, “Për procesin e rekrutimit dhe emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND” të DAP-it, i ndryshuar.
VII- Data e zhvillimit të konkurimit,
VII.1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 13.03.2023, ora 11.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nënpërmjet adresës së tyre të email, në lidhje me datën, orën dhe vendin e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.
VIII- Data e shpalljes së rezultateve për vlerësimin përfundimtar.
VIII.1. Lista përfundimtare e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë, do të shpallet në faqen zyrtare të internetit, të KLGJ-së dhe në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në datën 13.03.2023.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pranë KLGJ-së, nëpërmjet adresës së tyre të e-mail.
Tiranë, më datë 10.01.2023
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas shpalljes për pranimin me konkurim, për kategorinë e lartë drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 5.3.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për pranimin me konkurim sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria e Lartë Drejtuese), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin, është:
1. Blerta Ngucaj,
-Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 13.03.2023, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 13.03.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Tiranë, më datë 20.02.2023
Njoftim Fituesi
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, pika 13 dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.09.2014 “Për procesin e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND”, të DAP, i ndryshuar, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës për pranim me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Blerta Ngucaj 76.40 pikë,
Tiranë, më datë 15.03.2023