Njoftim Për Shtyp Datë 01 Nëntor 2022
Sot, më datë 01.11.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli, miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për gjyqtaren znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 2018-2020, gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmësmagjistratit në Gjykatën e {…}.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për ndërprerjen e lejes së papaguar prindërore për gjyqtaren, znj. {…}”.
Duke vijuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të gjyqtares znj. Tereza Merkaj dhe gjyqtarit z. Florjan Kalaja.
Po kështu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin para afatit të komandimit të znj. {…} si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 571, datë 07.12.2021 për kandidatin z. {…}.