Njoftim Për Shtyp Datë 25 Tetor 2022
Sot, më datë 25.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…}, në detyrën e {…} të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë {…} dhe në përfundim të saj vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratit, deri në marrjen e formës së prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor në vijim të miratimit të vendimit për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm, me pëlqim të gjyqtares znj. Ema Shaholli, pranë kësaj gjykate.