Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 10 Tetor 2022

Sot në datën 10.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli, pasi shqyrtoi projektvendimin për kualifikimin/skualifikimin e kandidatit, z. {…} për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Më tej, Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi projektvendimin “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, znj. {…}”/ “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, znj. {…}” dhe vendosi për kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Gjithashtu, Këshilli  vendosi për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura.

Ndër të tjera Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, z. Dritan Hasani.

Në vijim, KLGJ vendosi për një ndryshim në listën e gjyqtarëve udhëheqës, të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 252, datë 07.07.2022, gjatë praktikës profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2022-2023.

Në përfundim të mbledhjes së sotme, Këshilli shqyrtoi dhe më pas miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares, znj. {…}, për periudhën 2017-2019.

 

 

Back to top