Komisioni i Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve Kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari (KPSHA)
Detyrat
U ngrit në shkurt 2019. Komisioni shqyrton të gjitha ankimet kundër vendimit të ish Kryeinspektorit të KLD-së, për arkivimin e ankesës, për arkivimin e ankesës pas verifikimit shtesë të saj, dhe për mbylljen e hetimit ndaj veprimtarisë gjyqësore të magjistratit ose pushimin e tij. Shqyrtimi i ankimeve nga Komisioni i Përkohshëm bëhet sipas radhës duke marrë parasysh datën e regjistrimit. Kohëzgjatja e tij është deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë të të gjitha praktikave lidhur me ankimet kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish-KLD-së. Vendimet e Komisionit janë përfundimtare.
Kryetare: Znj. Yllka Rupa
Anëtare: Znj. Irena Plaku
Anëtar: Z. Albens Tabaku
Anëtar zëvendësues: Z. Markelian Koca
Anëtar zëvendësues: Z. Bledar Bajri