Komisioni i Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të subjekteve të tjera të rivlerësimit
Detyrat
U ngrit në janar 2019 në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të subjekteve të tjera të rivlerësimit. Komisioni është përgjegjës për koordinimin e punës me institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve (Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit) për planifikimin e shorteve sipas kalendarit të caktuar me KPK-në, mbledhjen e statistikave, caktimin e inspektorëve përgjegjës, marrjen e masave për zhvillimin e shortit si dhe gjurmimin e mbledhjen e dosjeve të përzgjedhura me short. Komisioni harton raportin, inventarizimin dhe dorëzimin e raportit pranë KPK-së.
Kryetar: Gentiana Mucaj
Anëtar: Ilir Rusi
Anëtar: Klodian Kurushi
Anëtare: Yllka Rupa
Anëtar: Ridvan Hado