Njoftim për shtyp, datë 20 Korrik 2022
Sot, në datën 20.07.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në përfundim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2021-2022, Këshilli vendosi kualifikimin e 23 kandidatëve dhe në vijim emërimin e tyre si gjyqtarë.
Gjithashtu, Këshilli vendosi pezullimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për një nga kandidatët.