N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, për kategorinë e ulët drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
-Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, është si më poshtë:
- Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton;
- Drejton specialistët duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
- Siguron bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Sektorit ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
- Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë;
- Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave;
- Vlerëson performancën e punonjësve në varësi në përputhje me procedurat e shërbimit civil;
- Bashkëpunon me Sektorin Juridik për hartimin e marrëveshjeve, për kontrata të ndryshme prokurimi;
- Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur;
- Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit;
- Siguron që punonjësit e Sektorit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit;
- Përgatit planifikimin e aktiviteteve të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekia e rregullt e Regjistrit të Prokurimit);
- Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë;
- Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
- Në fund të vitit ndjek dhe mbikëqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për Realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të percaktuara në ligj;
- Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
- Raporton tek Drejtori i Drejtorisë për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të shefit të sektorit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
- Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.
– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria e ulët drejtuese, ose të barasvlefshme);
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë;
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion, nga të cilat 2 (dy) vite në fushën e Prokurimit;
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 07.06.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (për kategorinë e ulët drejtuese, dokument nga institucioni);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (nëse ka);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 09.06.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 20.06.2022, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”;
- VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;
- Udhëzim nr. 04 datë 18.06.2021 “për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
- Udhëzim nr. 06 datë 16.07.2021 mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike;
- Udhëzimi nr. 05, datë 25.06.2021 mbi përdorimin e procedurës me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike;
- Udhëzim nr. 03 datë 18.06.2021 mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin e tyre me mjete elektronike;
- Udhëzim nr. 06, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, indryshuar
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 30.06.2022).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:
a- sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria paraardhëse), ose të barazvlefshme me to.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë.
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
b- sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion, nga të cilat 2 (dy) vite në fushën e Prokurimit;
- Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, janë si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
- Të ketë jo më pak se 3 (tre) vite, eksperiencë pune në profesion, nga të cilat 2 (dy) vite në fushën e Prokurimit;
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria paraardhëse (me dokument nga institucioni, për kandidatët nga brenda shërbimit civil) ose në pozicione të barazvlefshme me to.
- Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 20.06.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: [email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria paraardhëse, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (për kandidatët brenda shërbimit civil);
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit;
- Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
- Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës angleze (nëse ka);
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportë;
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria paraardhëse, ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 3 (tre) vjet eksperiencë punë në profesion, nga të cilat 2 (dy) vite në fushën e Prokurimit dhe që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë të shpallur.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 30.06.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 30.06.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
- Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”;
- VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;
- Udhëzim nr. 04 datë 18.06.2021 “për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
- Udhëzim nr. 06 datë 16.07.2021 mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike;
- Udhëzimi nr. 05, datë 25.06.2021 mbi përdorimin e procedurës me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike;
- Udhëzim nr. 03 datë 18.06.2021 mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin e tyre me mjete elektronike;
- Udhëzim nr. 06, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, indryshuar
- Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 30.06.2022.
II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 30.06.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
Tiranë, më datë 27.05.2022
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
– Daniela Kukaj
Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 20.06.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Tiranë, më datë 09.06.2022
Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralale në kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, pika 24, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Tiranë, më datë 27.06.2022
Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative, (Kategoria e Ulët Drejtuese, III-a), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
-Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, është:
– Marsela Mbrati,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 13.07.2022, ora 09.30, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 13.07.2022, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Tiranë, më datë 30.06.2022