“Dita e Dyerve të Hapura” me studentët e Fakulteteve të Drejtësisë
Sot në datën 10 Maj 2022, në kuadër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor, me mbështetjen e Këshillit të Europës, organizoi aktivitetin: “Dita e dyerve të hapura”. Ky aktivitet u organizua me qëllim për t’u dhënë mundësi studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë, të njihen nga afër me punën dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Znj. Naureda Llagami, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor; anëtarët e Këshillit; Z. Erjon Muharremaj, ish anëtar i Këshillit dhe zv/dekan i Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës si dhe pedagogë dhe studentë nga fakultetet e drejtësisë të universiteteve publikë dhe privatë.
Në këtë takim, i cili u organizua në formën e një bashkëbisedimi, studentët u informuan për rolin, funksionin, kompetencat, arritjet e deritanishme dhe sfidat e të ardhmes për Këshillin dhe sistemin gjyqësor, duke theksuar rëndësinë e forcimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Në fund të takimit, studentët vizituan nga afër mjediset e punës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.