Yllka Rupa
ZËVËNDËSKRYETARE
Biografia
Znj. Yllka Rupa është zëvendës kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur si anëtare nga Kuvendi i Shqipërisë, nga rradhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës dhe zotëron titullin “Profesor i Asociuar” si dhe gradën shkencore “Doktor” të lëshuar nga Institucioni “Qendra e Studimeve Albanologjike”, Tiranë. Përvoja e saj profesionale përfshin detyra dhe emërime të ndryshme ndër vite, si Zv. Dekane e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës, Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Civile, Anëtare e Këshillit të Etikës, si dhe Pedagoge në po të njëjtin Universitet.