Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 23 Dhjetor 2021

Sot, në datën 23.12.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përmbushje të detyrave kushtetuese për të garantuar mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës të Apelit Tiranë, znj. Emona Muçi dhe znj. Alma Ahmeti, si dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.183, datë 28.05.2020, për kandidaten znj. Arta Duka.

Në vijim të plotësimit të vendeve vakante në gjykatat e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. Igerta Hysi, si dhe pas miratimit të renditjes së kandidatëve, ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Erjon Bani.

Më qëllim mirëfunksionimin e gjykatave të apelit Vlorë dhe Korçë, pas miratimit të renditjes së kandidatëve, Këshilli vendosi ngritjen në detyrën e gjyqtares të Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Arta Duka dhe ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë,  z. Genti Dokollari.

Gjithashtu, për shkak të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtarët znj. Arta Duka dhe z. Erjon Bani.

Këshilli vendosi deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të pasurisë dhe figurës, për kancelarin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}, si dhe zgjatjen e afatit të lejes prindërore për gjyqtaren znj. Ejona Lazellari.

Në kuadër të mirëadministrimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi detajimin e fondeve buxhetore të vitit 2022, për sistemin gjyqësor.

Pas fillimit të detyrës nga anëtarët e rinj nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi ndryshimin e vendimit nr.13, datë 18.01.2019, “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme”.

Referuar vendimit të sipërcituar, përbërja e Komisioneve të Përhershme do të jetë si vijon:

Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit (KPSAB)

 

Anëtarë:

Znj. Naureda Llagami;

Znj. Marçela Shehu;

Znj. Fatmira Luli.

 

Anëtarë Zëvendësues:

Znj. Brikena Ukperaj;

Z. Erjon Muharremaj.

 

Komisioni Disiplinor (KD)

 

Anëtarë:

Z. Ridvan Hado;

Znj. Marçela Shehu;

Z. Maksim Qoku.

 

Anëtarë Zëvendësues:

Z. Dritan Hallunaj;

Z. Alban Toro.

 

Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (KVEVP)

 

Anëtarë:

Znj. Brikena Ukperaj;

Znj. Irena Plaku;

Z. Erjon Muharremaj.

 

Anëtarë Zëvendësues:

Z. Ridvan Hado;

Znj. Fatmira Luli.

 

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (KZHK)

 

Anëtarë:

Z. Klodian Kurushi;

Z. Dritan Hallunaj;

Z. Alban Toro.

 

Anëtarë Zëvendësues:

Znj. Marçela Shehu;

Z. Maksim Qoku.

 

Këshilli vendosi ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të subjekteve të tjera të rivlerësimit, si vijon:

 

Z. Dritan Hallunaj – Kryetar

Z. Maksim Qoku – Anëtar

Z. Klodian Kurushi – Anëtar

Z. Erjon Muharremaj – Anëtar

Z. Ridvan Hado – Anëtar

 

Këshilli miratoi procesverbalet e disa mbledhjeve plenare dhe në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme

Back to top