Në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u zhvillua takimi i dytë koordinues mbi procedimet disiplinore të magjistratëve, profili gjyqtar dhe prokuror
Sot, në datë 1.11.2021, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u zhvillua takimi i dytë koordinues mbi procedimet disiplinore të magjistratëve, profili gjyqtar dhe prokuror.
Takimi u thirr dhe u drejtua nga Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami me pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani, Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Albana Shtylla, Kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Pamela Qirko.
Në takim morrë pjesë gjithashtu dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe përfaqësues të Misionit EURALIUS V etj.
Pjesëmarrësit diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe me veçanërisht koordinimin e punës midis institucioneve që kryejnë rivlerësimin kalimtar të magjistratëve dhe atyre që hetojnë dhe vendosin masat disiplinore ndaj tyre.