Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Pilotimi i kurrikulës për nëpunësit civil gjyqësor

Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve gjyqësore, ligjet për reformën në drejtësi kanë parashikuar detyrimin për zhvillimin e trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për nëpunësit civil gjyqësor. KLGJ-ja, me mbështetjen e misionit EURALIUS dhe projekteve EWMI dhe INL, ka hartuar kurrikulën për trajnimin e nëpunësit civil gjyqësor, me qëllim forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizimit të administratës gjyqësore në të gjithë gjykatat e vendit.

Gjatë muajve shtator – tetor 2021, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe frytdhënës mes KLGJ-së, gjykatave dhe projekteve të asistencës, në ambientet e KLGJ-së janë zhvilluar trajnimet e para pilot me fokus të veçantë në çështjet dhe parimet e përgjithshme të administrimit të gjykatave. Në total, 26 nëpunës civil gjyqësor morën pjesë aktivisht në këto aktivitete.

Module të tjera do të pilotohen në serinë e trajnimeve që do të mbahen në periudhën tetor-nëntor 2021, me nëpunës civil gjyqësor nga gjykatat e juridiksioneve dhe nivele të ndryshme.

 

Back to top