Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot në datën 12.07.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami së bashku me Z. Benjamin Rockwell, Drejtuesin e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit (INL), znj. Mirlinda Krasniqi (INL) si dhe përfaqësueset e Projektit “Reduktimi i çështjeve të prapambetura dhe rritja e efikasitetit të Gjykatës së Lartë”, zhvilloi takime me Kryetarët në Detyrë dhe Kancelarët e Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në këto takime u diskutuan sfidat me të cilat po përballen gjykatat, veçanërisht në drejtim të rritjes së numrit të çështjeve të prapambetura dhe gjetjes së zgjidhjeve praktike për të siguruar aksesin efektiv të qytetarëve. Znj. Llagami diskutoi me të pranishmit edhe problematikat e arkivimit të dosjeve gjyqësore, mungesat infrastrukturore në ndërtesat aktuale të gjykatave dhe nevojën për të pilotuar dixhitalizimin e tyre, çfarë do të mundësonte integritetin e dokumenteve.

Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Qeverinë Amerikane për të çuar përpara objektivat e reformës në drejtësi si dhe të zbatimit të Projektit “Reduktimi i çështjeve të prapambetura dhe rritja e Efikasitetit të Gjykatës së Lartë” i cili po vihet në zbatim nga Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim, i mbështetur financiarisht nga INL në Tiranë.

Back to top