Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 17 Qershor 2021

Sot, në datën 17.06.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për datën 16 Korrik 2021, në fuksion të garantimit të mbrojtjes efektive dhe procesit të drejtë ligjor.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etiko profesional të gjyqtarëve si dhe atij të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarin z.Asim Vokshi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm me pëlqim, për një afat të caktuar, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës të gjyqtarit z.Sami Ujkashi,  përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares Rrezarta (Aliu) Paja në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve znj.Diamela Goxha dhe z.Genti Dokollari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në vijim të procesit të vlerësimit të gjyqtarëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të tre gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Në përfundim, në përputhje me dispozitat ligjore Këshilli vendosi caktimin e tre anëtarëve në bordin drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”.

 

Back to top