Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 26 Prill 2021

Sot, në datën 26.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Pas shyrtimit të kërkesës së znj.Alma Hicka, për përjashtimin e relatorit dhe anëtarëve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, nga procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionet për të cilat ka kandiduar, Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesës, si të pabazuar.

Gjithashtu, pas procedurave të shortit, Këshilli vendosi caktimin e z. Medi Bici, si relator për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.1/2021, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit {…}.​

 

Back to top