Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 1 Prill 2021

Sot, në datën 01.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të plotësimit të pozicioneve të lira si dhe procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi hapjen/rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tetë pozicione të lira, në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për katër pozicione të lira, në Gjykatën e Apelit Shkodër për dy pozicione të lira, në Gjykatën e Apelit Korçë për  një pozicion të lirë, në Gjykatën e Apelit Gjirokastër për një pozicion të lirë, në Gjykatën e Apelit Vlorë për një pozicion të lirë dhe në Gjykatën e Apelit Durrës për një pozicion të lirë.

Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Vlorë, për një pozicion të lirë, të shpallur me vendimin nr.186, datë 28.05.2020.

Në vijim, pas shqyrtimit të kërkesave të gjyqtareve {..} dhe {…}, njëkohësisht edhe anëtare të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për lehtësimin e ngarkesës në punë, Këshilli vendosi  refuzimin e kërkesave të tyre.

Në përfundim, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, dhe për vitin 2019, për gjyqtarin z. Erjon Çela.

 

Back to top