Takimi me Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë
Më datë 17.12.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi pranë ambienteve të Këshillit, një takim me ambasadorin e ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Tiranë, z. Michel Tarran.
Gjatë këtij takimi, z. Rusi gjeti rastin të shprehte vlerësimin e tij rreth mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga prezenca e OSBE ndaj Këshillit, kryesisht e fokusuar në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të transparencës, efiçencës dhe rritjes së cilësisë.
Tarran vlerësoi përpjekjet dhe arritjet e dëshmuara nga Këshilli për një gjyqësor efikas dhe transparent në funksion të kthimit të besimit të publikut tek sistemi gjyqësor. Të pranishmit në përfundim të takimit, u dakordësuan mbi intensifikimin e mëtejshme të bashkëpunimit.