Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me studentë të Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës

Sot më datë 12.12.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi mikpriti pranë ambienteve të Këshillit një përfaqësi me studentë të Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Prishtinës, Kosovë.

Gjatë këtij takimi, të organizuar në formën e një bashkëbisedimi, juristët e ardhshëm nga Kosova patën mundësi që të njihen me rolin, funksionet dhe kompetencat e Këshillit, si organi qeverisës i sistemit gjyqësor. Po ashtu z. Rusi i prezantoi ata me hapat e ndërmarra nga ana e Këshillit, në kuadër të Reformës në Drejtësi, si edhe me sfidat dhe prioritetet në vijim, në funksion të një gjyqësori të pavarur dhe të besueshëm për publikun.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua shkëmbimi i përvojave të ngjashme mes dy vendeve fqinje, si një mundësi e vlefshme për të rinjtë që të zhvillohen si profesionistë të aftë dhe me integritet.

Back to top