Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me Drejtuesin e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Sot, më datë 02.12.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, priti në një takim pune, në ambientet e Këshillit, Zëvendës Shefin e Misionit dhe Drejtuesin e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA), z. Erik Illes.

Z. Rusi gjeti rastin për të shprehur falenderime ndaj përfaqësuesve të SIDA për mbështetjen e tyre në lidhje me financimin e pjesshëm të ngritjes dhe vënies në funksion të Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësorë.

Gjatë takimit, palët diskutuam mbi disa aspekte teknike të bashkëpunimit, duke qenë se brenda muajit Dhjetor 2024 pritet disbursimi i parë i fondit të akorduar nga qeveria suedeze. Moment ky, i cili  kurorëzon përpjekjet disa vjeçare të Këshillit për bërjen realitet të funksionimit të Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësorë, i cili do të mundësojë rritjen e efiçencës dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore për qytetarët shqiptarë.

Të pranishmit u angazhuan për vijimin e bashkëpunimit dhe komunikimit për zbatimin me sukses të këtij projekti madhor për sistemin e drejtësisë dhe përdoruesit e gjykatave sipas parashikimeve të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, nënshkruar mes Këshillit dhe Agjencisë.

 

 

Back to top