Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 23 Dhjetor 2024

Sot, më datë 23.12.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Vijimi i shqyrtimit të procedimit disiplinor nr. 1/2021 të filluar ndaj magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit {…}”. (pas ristrukturimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), më datë 15.01.2025, ora 11:00.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “ Vijimi i shqyrtimit të procedimit disiplinor nr. 7/2021 të filluar ndaj magjistratëve z. {…} dhe z. {…}, me funksion gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit {…}”. (pas ristrukturimit Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm), më datë 15.01.2025, ora 11:30.

Po ashtu, Këshilli vendosi caktimin e datës 15.01.2025, ora 12:00, për zhvillimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor nr. 6/2024, ndaj magjistrates {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.

Në përfundim, Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 03.12.2024.

Back to top