Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 13 Dhjetor 2024

Sot, më datë 13.12.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të rradhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli  vendosi kualifikimin e kandidatit  z. Esmir Hoxha, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profil gjyqtar, për vitin akademik 2024-2025.

Më tej, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin e kandidatëve dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm:

  • Antonela Prendi për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 241, nr. 246, nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Arbër Çela për pozicionin e lire në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 503,datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Dritan Ceka për pozicionin e lire në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, nr. 246, nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 240, datë 02.05.2024 dhe nr. 491, datë 13.09.2024, për kandidatin z. Arben Dosti, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.

Këshilli vendosi skualifikimin e kandidatit z. {…} nga procedura e lëvisjes paralele, për pozicionin nr. 240, datë 02.05.2024.

Gjithashtu Këshilli vendosi skualifikimin e kandidatit z. {…}dhe përjashtimin e tij nga procedura e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vijim, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve:

“Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…} për periudhën 2017-2019”.

“Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit  2013-2016”.

“Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares së komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor znj. {…}për periudhën e vlerësimit 02.03.2020-14.06.2023”.

Në përfundim, Këshilli vendosi të miratojë një ndryshim në lidhje me vendimin nr. 730 datë 05.12.2024 për “Shfuqizimin e vendimit nr. 463 datë 11.10.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për pezullimin e procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë gjykatës së Apelit Tiranë” dhe vijimin e shqyrtimit të tij”, si dhe në vendimin nr. 731 datë 05.12.2024 për “Shfuqizimin e vendimit nr. 494 datë 25.10.2021 të Këshillit të Lartë gjyqësor, “Për pezullimin e procedimit disiplinor, të filluar ndaj magjistratëve, z. {…}dhe z. {…}, me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vijimin e shqyrtimit të tij”, duke ndryshuar datat e seancave dëgjimore.

Back to top