Njoftim Për Shtyp datë 20 Nëntor 2024
Sot, në datën 20.11.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të rradhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 668, datë 14.11.2024, “Për miratimin e listës së gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025”.
Keshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional për vitin 2025.
Në vijim, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe professional të gjyqtares znj. {…}, për periudhën 2017-2019.
Gjithashtu, Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 29.07.2024, 30.07.2024, 31.07.2024, 28.08.2024, 13.09.2024, 16.09.2024, 24.09.2024, 25.09.2024, 01.10.2024, 02.10.2024, 09.10.2024, 16.10.2024, 22.10.2024, 25.10.2024, 29.10.2024, 31.10.2024.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi të miratojë kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2024-2025, të kandidatëve:
• z. Erdion Maçolli
• znj. Helga Baruti
• znj. Artemida Hoxhaj
• znj. Besiana Kalari
• z. Ergys Ballaj
• z. Ernaldo Abazi
• znj. Hygerta Hysaj
• znj.Viviana Çupi
• znj. Sara Beko
• znj. Landa Mehmeti
• z. Ilberjan Durmishi
• z. Gjergj Mati