Njoftim Për Shtyp datë 14 Nëntor 2024
Sot, në datën 14.11.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në përputhje me detyrimet ligjore, Këshilli miratoi listën e gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2025.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpalllur me vendimin nr. 80, datë 20.02.2024, për kandidaten znj. Sonjela Voskopi për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 80 datë 20.02.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “ Për transferimin e gjyqtares znj. {…} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”.
Në vijim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
Më tej, Këshilli vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për kandidatët:
• z. Sokol Ibi për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 245 dhe 246, datë 02.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• znj. Gilda Hoxha për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244, 245, 246, datë 02.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
Në përfundim, Këshilli vendosi kualifikimin dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit për kandidatet:
• znj. Selvije Gjocaj për pozicionet e lira të shpallura me vendimet 236, 237, 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• znj. Nafije Hasko për pozicionet e lira të shpallura me vendimet 236, 237, 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• znj. Etleva Gjamo për pozicionet e lira të shpallura me vendimet 236, 237, 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• znj. Elda Vrioni për pozicionet e lira të shpallura me vendimet 236, 237, 238, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;