Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në një takim pune z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, bashkë-drejtorët ekzekutiv të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)

Sot më datë 21.11.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në një takim pune z. Martin Mata dhe z. Aleksandër Sarapuli, bashkë-drejtorët ekzekutiv të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Këshillit dhe AADF më 21.01.2021, përmes të cilit Këshilli angazhohet të jetë pjesë e institucioneve pritëse në kuadër të programit LEAD Albania. Program ky, i cili i mundëson profesionistëve të rinj, një përvojë të drejtpërdrejtë të zhvillimit të aftësive drejtuese, pranë institucioneve kryesore në vend. Gjatë këtij takimi u prezantua edhe këshilltari i përzgjedhur në kuadër të këtij programi, i cili do ti atashohet Kabinetit për një periudhë 1 vjeçare.

Z. Rusi vlerësoi nismën e AADF për t’ju ofruar mundësinë të rinjve të talentuar dhe të përzgjedhur, që të bëhen pjesë e qeverisjes së gjyqësorit përmes ideve dhe kontributit të tyre. Nga ana tjetër, për Këshillin kjo do të thotë fuqizim të kapaciteteve përmes eksperiencës dhe praktikave të profesionistëve të përgatitur sipas modelit amerikan.

Back to top