Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Ilir Rusi priti në një takim pune në ambientet e Këshillit, z. Arturo Valdés dhe z. Arben Lila, përfaqësues të projektit ”EU4Justice”
Sot, më datë 21.11.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor z. Ilir Rusi priti në një takim pune në ambientet e Këshillit, z. Arturo Valdés dhe z. Arben Lila, përfaqësues të projektit ”EU4Justice”.
Ky takim u fokusua në diskutimin e planit të punës së projektit “EU4Justice”, i cili duhet të ketë si objektiv kryesor adresimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të Progres Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024, në lidhje me pushtetin gjyqësor.
Të pranishmit u dakordësuan për vijimin e bashkëpunimit, me qëllim që prioritetet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në lidhje me çështjet e konfliktit të interesit, vlerësimit etik dhe profesional si dhe rritjes së eficiencës, të gjejnë reflektim të plotë në planin e punës së projektit.