Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në ambientet e Këshillit, përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë

Sot, më datë 21.11.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në ambientet e Këshillit, përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë.

Temë kryesore e diskutimit mes të pranishmëve ishte zbatimi i partneritetit gjyqësor iniciuar mes Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë dhe Zyrës Gjyqësore të Anglisë dhe Uellsit. Ky partneritet synon forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit shqiptar, përmes shkëmbimit të eksperiencave me gjyqtarë dhe profesionistë të së drejtës të Mbretërisë së Bashkuar.

Z. Rusi falenderoi përfaqësuesit e Ambasadës Britanike për mbështetjen e ofruar dhe vlerësoi mundësinë e këtij partneriteti në kuadër të avancimit të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të trupës gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, z. Rusi, ndër të tjera, i theksoi palës britanike rëndësinë e një shpërndarjeje të balancuar të mundësisë së gjyqtarëve për të përfituar nga kjo nismë e rëndësishme për formimin e tyre profesional.

Back to top