Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në ambientet e Këshillit Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, z. Silvio Gonzato

Sot më datë 01.11.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi priti në ambientet e Këshillit Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, z. Silvio Gonzato.

Gjatë këtij takimi përshëndetës, z. Gonzato inkurajoi z. Rusin në funksionin e Kryetarit, për të vijuar me nismat e ndërmarra nga Këshilli në drejtim të rritjes së cilësisë dhe eficencës në drejtësi.

Po ashtu takimi pati në qendër të diskutimeve gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, si edhe adresimin e rekomandimeve nga ana Këshillit.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, falenderoi z. Gonzato për mbështetjen e deritanishme si edhe u angazhua për të bashkëpunuar më tej, veçanërisht në sfidat dhe problematikat me të cilat përballet gjyqësori, reflektuar edhe nga Progres Raporti.

Back to top