Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 29 Tetor 2024

Sot, në datën 29.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 13, datë 18.01.2019, “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme”, i ndryshuar.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 10, datë 18.01.2024 “Për përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2024” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për hapjen e thirrjes për caktimin e një gjyqtari në pozicionin e Këshilltarit për Etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli vendosi për një ndryshim në listën e kandidatëve për magjistratë dhe gjyqtarëve udhëheqës të caktuar me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 485, datë 28.08.2024.

Në përfundim, Këshilli vendosi për një ndryshim në vendimin nr. 375, datë 13.07.2023 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në shkollën e magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Back to top