Njoftim Për Shtyp datë 16 Tetor 2024
Sot, më datë 16.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimet për përfundimin e procedimeve disiplinore nr. 3/2022, nr. 1/2023 dhe nr. 2/2023 të filluara ndaj ish-magjistratit z. {…}, pa një vendim përfundimtar.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedimit disiplinor nr. 1/2024 të filluar ndaj ish-magjistrates znj. {…}, pa një vendim përfundimtar.
Këshilli miratoi vendimin për konfirmimin si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë të gjyqtares znj. Iva Zemani dhe zgjatjen e mandatit të komandimit me 1 (një) vit.
Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatët:
• Z. Enkel Peza për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 02.05.2024;
• Znj. Kostandina Kuro për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238, datë 02.05.2024;
• Z. Gentian Jahjolli për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238 datë 02.05.2024.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 260, datë 16.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatët z. Nertil Dushku dhe z. Albert Keraj.
Këshilli miratoi vendimin për mosfillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimin), për periudhën e vlerësimit 2013-2016, për gjyqtaren znj. {…}.
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat”, i ndryshuar, duke caktuar znj. Dorina Stroka, gjyqtare për median pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Pas përcaktimit me short të relatorëve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve fitues në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për ndihmës ligjorë, viti akademik 2024-2025.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2024.
Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 490, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatët z. Ardit Kuka, z. Gentian Jahjolli dhe z. Enkel Peza.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve për lëvizje paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Tiranë.
Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.