Njoftim për shtyp datë 1 Tetor 2024
Sot, më datë 01.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi shpalljen e pozicioneve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 31.07.2024, të diplomuar në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar 2021-2024, si më poshtë:
• dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
• tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibës;
• dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
• pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
• dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
• katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
• dy pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
• dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
• dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
• katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
• tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
• një pozicion në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Lushnje.
Në vijim, pas verifikimit të përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të pranimit për nëpunësit civil gjyqësor në kategorinë ndihmës ligjor, Këshilli vendosi kualifikimin e gjashtë kandidatëve të cilët kanë përfunduar me sukses Shkollën e Magjistraturës, për emërimin në shërbimin civil gjyqësor, konkretisht për:
• Znj. Aida Metushi, në pozicionin ndihmëses ligjore në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit;
• Znj. Andiola Turtulli në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit;
• Z. Besmir Lesaj në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit;
• Znj. Klodiana Bytyçi në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit;
• Z. Lulzim Karini në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit;
• Znj. Reda Vathi për pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësitë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj. {…}, Këshilli vendosi dhënien e lejes së papaguar.
Këshilli vendosi caktimin e seancës dëgjimore më datë 16.10.2024, ora 12:00, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.
Në kuadër të plotësimit të pozicioneve të lira, Këshilli vendosi për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin e ndihmësit ligjor, në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë gjykatave të apelit.