Njoftim Për Shtyp datë 09 Tetor 2024
Sot, më datë 09.10.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit dhe rritjen e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 242, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Olkeda Lice, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.
Këshilli miratoi vendimin renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 235, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, të znj. Elvana Çiçolli.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. Elvana Çiçolli.
Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë, në fushën e së drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 242, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të znj. Anila Karanxha.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtareve znj. Selvie Gjoçaj dhe znj. Etleva Gjamo, si dhe caktimin e gjyqtareve së skemës së delegimit në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli vendosi për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për:
• 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
• 1 (një) pozicion të lirë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 83, datë 20.02.2024, për kandidatin z. Artan Jahollari, për shkak të heqjes dorë nga kandidimi.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidatit z. Artan Jahollari dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile të shpallur me vendimin nr. 489, datë 13.09.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin mbi shpërndarjen e disa pajisjeve të teknologjisë së informacionit,
nëpër gjykata.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e disa aktiveve nëpër gjykata.
Këshilli vendosi nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve, në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në disa gjykata.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi vendimet për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtares znj. Suela Xhani në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe të gjyqtarit z. Arben Dosti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në përfundim, Këshilli vendosi skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022”.