Njoftim për Shtyp datë 17 Shtator 2024
Sot më datë 17.09.2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, znj. Ornela Naqellari, znj. Alma Kodraliu, znj. Iliba Bezati, znj. Entela Shedula, z. Enkel Peza, z. Rexhep Bekteshi, z. Artan Çupi dhe znj. Lutfie Celami, të përzgjedhur përmes shortit publik të datës 16.09.2024 dhe miratuar me vendimin nr. 505, datë 16.09.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në zbatim të nenit 146, pika 4, të ligjit 10 019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Pas përmbajtjes së betimit “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person, parti politike apo subjekt zgjedhor”, anëtarët e rinj kryen betimin me dorën mbështetur mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë