Njoftim për Shtyp datë 16 Shtator 2024
Këshilli i Lartë Gjyqësor, më datë 16.09.2024, mbështetur në nenin 146 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, organizoi hedhjen publike të shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Në përfundim të procedurës së hedhjes së shortit publik, trupa gjyqësore që do përbëj Kolegjin Zgjedhor, është si më poshtë vijon:
• Znj. Ornela Naqellari;
• Znj. Alma Kodraliu;
• Znj. Iliba Bezati;
• Znj. Entela Shedula;
• Z. Enkel Peza;
• Z. Rexhep Bekteshi;
• Z. Artan Çupi;
• Znj. Lutfie Celami.
Pas kësaj procedure, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e radhës plenare me vendimin nr. 505, datë 16.09.2024, miratoi zgjedhjen e 8 (tetë) anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.