Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për Shtyp datë 13 Shtator 2024

Sot, në datë 13.09.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi ndryshimin e vendimit nr. 13, datë 18.01.2019, “Mbi ngritjen dhe përbërjen e Komisioneve të Përhershme”, i ndryshuar.

Referuar vendimit të sipërcituar, përbërja e Komisioneve të Përhershme do të jetë si vijon:

Komisioni i Planifikimit Strategjik Administrimit dhe Buxhetit (KPSAB)

Anëtarë:

Znj. Naureda Llagami;

Z. Ridvan Hado;

Znj. Yllka Rupa.

Anëtarë Zëvendësues:

Znj. Emona Muçi;

Z. Albens Tabaku.

Komisioni Disiplinor (KD)

Anëtarë:

Z. Ridvan Hado;

Znj. Emona Muçi;

Z. Bledar Bajri.

Anëtarë Zëvendësues:

Z. Markelian Koça;

Z. Ilir Rusi.

Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale (KVEVP)

Anëtarë:

Znj. Irena Plaku;

Znj. Gentiana Muçaj;

Z. Ilir Rusi.

Anëtarë Zëvendësues:

Z. Ridvan Hado;

Z. Bledar Bajri.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (KZHK)

Anëtarë:

Z. Klodian Kurushi;

Z. Markelian Koça;

Z. Albens Tabaku.

Anëtarë Zëvendësues:

Znj. Emona Muçi;

Znj. Yllka Rupa.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 10, datë 18.01.2024 “Për përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2024” të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi hapjen e procedurës së lëvizjes paralele për 5 (pesë) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, konkretisht 2 (dy) pozicione të lira në fushën e të drejtës civile dhe 3 (tre) pozicione të lira në fushën e të drejtës penale.

Pas shqyrtimit të kërkesës së gjyqtares znj. {…}, Këshilli vendosi dhënien e lejes së papaguar për një afat të caktuar.

Këshilli vendosi pranimin në shërbimin civil gjyqësor të:

  • Znj. Aida Mertiri në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë;
  • Znj. Enida Lamçe në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Majlinda Miska në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë;
  • Znj. Aneta Strakosha në pozicionin e ndihmëses ligjore në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Këshilli vendosi për një ndryshim në numrin e pozicioneve të punës në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm Berat, Fier dhe Tiranë.

Këshilli miratoi listën përfundimtare të gjyqtarëve që do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i cili do hidhet më datë 16.09.2024 në ambientet e Këshillit ora 10:00 në prani të përfaqësuesve të partive politike, mediave dhe publikut.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…} për vitin 2022.

Gjithashtu, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 03.06.2024, 05.06.2024, 10.06.2024, 18.06.2024, 03.07.2024, 09.07.2024, 11.07.2024 dhe 24.07.2024.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 302, datë 05.06.2023 “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”, i ndryshuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Back to top