Njoftim për organizimin e ceremonisë së betimit të tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor
Në vijim të hedhjes së shortit dhe mbledhjes së sotme plenare, në të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi zgjedhjen e tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), do të organizojë, ditën e martë, datë 17 shtator 2024, ora 10:00, pranë ambienteve të tij në adresën Rr. “Ana Komnena” godina “Poli i Drejtësisë”, ceremoninë e betimit të tetë anëtarëve të rinj.
Ceremonia do të jetë e hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ-së, partive politike dhe Organizatave jo-Fitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtësisë.