Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp Datë 28 Gusht 2024

Sot, në datë 28.08.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dokumentin e kërkesave buxhetore për programin buxhetor afatmesëm 2025-2027 (PBA 25-27), faza e dytë, për sistemin gjyqësor, duke u mbështetur në vizionin, misionin, qëllimin, synimet dhe objektivat strategjike të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi caktimin e gjykatave dhe gjyqtarëve udhëheqës gjatë praktikës profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2024-2025.

Back to top