Njoftime për shtyp Datë 03 Korrik 2024
Sot, në datë 03.07.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për kualifikimin, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2023-2024 për kandidatët:
• Znj. Emiljana Kane;
• Znj. Joniada Zaimaj;
• Znj. Era Çorbaxhi;
• Z. Juljan Hashorva;
• Znj. Tea Take;
• Znj. Shqiponja Latifi;
• Znj. Egla Gjini;
• Znj. Iva Kujofsa.
Në vijim, Këshilli vendosi për kualifikimin për në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2023 – 2024, profili ndihmës ligjor, për kandidatët fitues:
• Znj. Aida Metushi;
• Z. Besmir Lesaj;
• Znj. Reda Vathi;
• Znj. Klodiana Bytyçi.
Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. {…}” / “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të kancelares në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, znj. {…}”.
Gjithashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelarit në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. {…}” / “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelarit në detyrë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. {…}”.
Këshilli miratoi vendimin për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Klemend Kajana, për pozicionin ndihmës ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, të pasurisë dhe figurës, për këshilltarin ligjor në Gjykatën e Lartë, z. Gerti Shani si dhe pranimin e tij në shërbimin civil gjyqësor, për pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Këshilli miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, në shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2024.
Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.