Njoftim Për Shtyp Datë 30 Korrik 2024
Sot, në datë 30.07.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, për vitin 2022.
Këshilli miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, në shpenzime kapitale, për vitin buxhetor 2024.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 260, datë 16.05.2024, për kandidaten znj. {…}, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.
Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Marjola Beluli dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 236 datë 02.05.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për kandidatët:
- Z. Gentian Marku, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me vendimet nr. 242 dhe nr. 243, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Gentiana Xhelili, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative, të shpallura me vendimet nr. 242 dhe nr. 243, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kandidatët:
- Z. Ervin Sulaj, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile dhe penale, të shpallura me vendimet nr. 234 dhe nr. 237, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Xhevdet Lika, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 235 dhe nr. 236, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Shkëlzen Liçaj, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 237, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Suela Dashi, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 237, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Më tej, Këshilli miratoi vendimet për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatët:
- Znj. Sonila Hoxha, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Miranda Nakaj, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 238 dhe nr. 239 datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Suela Xhani, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 238 dhe nr. 239 datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Kostandina Kuro, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 238 dhe nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Aulon Pashaj, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 238 dhe nr.239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Florin Demollari, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Ardit Kuka, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Yrfet Shkreli, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimin nr. 238 dhe nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Gentian Jahjolli, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 238 dhe 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Enkel Peza, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Alda Sadiku, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Znj. Arjeta Lika, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
- Z. Alban Veçani, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Emirjana Dimo dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 233, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat”, i ndryshuar, duke caktuar përkohësisht znj. Edona Vajushi, gjyqtare për median pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Këshilli miratoi vendimet përkatëse për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 23, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe transferimin e gjyqtarit z. Olti Skrame në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Në vijim të këtij vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim, për gjyqtarin z. Olti Skrame.
Këshilli vendosi miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 03.04.2024, 09.04.2024, 17.04.2024, 18.04.2024, 25.04.2024, 26.04.2024, 02.05.2024, 07.05.2024, 09.05.2024, 16.05.2024, 24.05.2024 dhe 29.05.2024.
Në përfundim të mbledhjes për shkak të rëndësisë së çështjes, Këshilli vendosi të shtojë për shqyrtim dhe në vijim miratoi vendimin për fillimin e procedurës së përzgjedhjes për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.