Njoftim Për Shtyp Datë 29 Korrik 2024
Sot, në datën 29.07.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, të pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të 32 kandidatëve për magjistratë të cilët janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2023-2024.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e nr. 239, nr.240, nr.243, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.